Mali i Tomorrit

Tomorri është mali më madhështor në Shqipërinë e Jugut. ...më tepër...
-----------------------------------

Gallery

dscf7920 uju-bora-220x197mm-version5 fabrike-uji-1 dscf7863 dscf7897 dscf7873 dscf6186 img_5411
-----------------------------------

Sponsor në:

Fabrika

Burimi

 

Burimi i ujit ndodhet 80 m larg kapanonit me një diferencë lartësie prej 25m, marrja e ujit bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe vetërrjedhje siç këshillohet nga specialistët me qëllim që të mos ketë asnjë mundësi për ndotje.

 

 

Fabrika dhe Ambalazhimi

Objekti   ndodhet në Malin e Tomorrit, fare pranë fshatit Ujanik , 22 km nga qyteti i Poliçanit dhe rreth 30 km nga qyteti i Ҫorovodës. Rruga që lidh këtë vend me qytetin e Poliçanit përdoret gjerësisht nga shoqëri të ndryshme që merren me nxjerrje guri në zonën pranë Malit të Tomorrit dhe si rrjedhim është në gjendje të mirë, por gjithashtu është miratuar një fond i veçante për rikonstruksionin dhe asfaltimin e saj. Për të përmirësuar cilësinë e rrugës dhe për të shkurtuar 2,6km, janë bërë punime të rëndësishme infrastrukturore të financuara nga Shoqëria jonë. Aktualisht rruga përshkohet normalisht nga kamionë edhe gjatë periudhës së dimrit.

Vendodhja  e biznesit në raport me burimet e lëndës së parë (ujit) është shumë pozitive. Uji është shumë i bollshëm dhe shumë cilësor gjë që ka rezultuar si nga analizat e kryera brenda vendit ashtu edhe ato jashtë vendit. Konsiderohet nga burimet më të mira të ujit në vend. Objekti ka vendparkim dhe shesh të përshtatshëm për qarkullimin normal të automjeteve, gjë që bën të mundur lëvizjen me shpejtësi të tyre. Gjithashtu edhe infrastruktura është e përshtatshme pasi aty ekziston dhe linja e furnizimit me energji elektrike direkt nga linja e tensionit të lartë nëpërmjet kabinës elektrike prej 530 Kw. Krahas kësaj furnizimi me energji elektrike mund të bëhet direkt nëpërmjet një hidrocentrali të vogël që ndodhet rreth 1.8 km larg objektit. Kjo bën të mundur furnizimin në mënyrë të vazhdueshme me energji elektrike, pra mund të themi se janë krijuar të gjitha kushtet që fabrika të punojë pa ndërprerje.

Linja e prodhimit është e markës Krones,  e vitit 2003 dhe e revizionuar komplet përpara montimit.Linja përbëhet nga :

  • Depozitat për trajtimin e ujit, filtrat mekanik dhe biologjik, ozonatori për larjen e shisheve para mbushjes dhe dezinfektim;
  • Fryrësi i pipetave PET me kapacitet 6.000 shishe/ore;
  • Kompresori i ajrit, depozita e pipetave, fryrësi me tre stampa ( 0.5L, 1.5L dhe 2L);
  • Konvenjeri i shisheve boshe nga Fryrësi tek Mbushësi;
  • Mbushes monoblok me kapacitet 6.000shishe/orë natyral dhe 5.500 shishe/orë të gazuar;
  • Larës i shisheve, mbushësi, pajisja për futjen e gazit karbonik, pajisja për vendosjen e tapave;
  • CIP plant (për larjen sanitare);
  • Konvejer për shishe të mbushura;
  • Pajisje per vendosjen e etiketave (plastike transparente);
  • Pajisje për stampimin me lazer të datës së prodhimit dhe afatit të skadencës;
  • Makineria për bërjen e pakove të veshura me fletë plastmasi (12 x 0.5L, 6 x 1,5L dhe 6 x 2L);
  • Konvejer për pakot e shisheve;
  • Makina per vendosjen e dorezave mbajtëse të pakove;
  • Paletizatori;
  • Pajisje për veshjen me plastmas të paletës;

Është realizuar një amballazhim, paketim dhe etiketim sa më cilësor i cili ka synuar të nxjerrë në pah vlerat më të mira të produktit dhe të përcjellë një imazh të fuqishëm cilësie.